U arrestua në Kavajë/ Prokurori i Kukësit ishte në përgjim, u filmua duke marrë paratë në tavolinë, nga vëllai i të akuzuarit

Shqipëria

U arrestua në Kavajë/ Prokurori i Kukësit ishte në përgjim, u filmua duke marrë paratë në tavolinë, nga vëllai i të akuzuarit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin në dritë një ditë pas arrestimit të drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Edmond Kariqi.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge.

Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë.

Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat