Ishte në kërkim për kultivim droge, arrestohet në Malësi të Madhe 30-vjeçari

Shqipëria

Ishte në kërkim për kultivim droge, arrestohet në Malësi të Madhe 30-vjeçari

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat