Masakra e Velipojës me 4 të vrarë, ja dënimi i rëndë për dy të plagosurit

Shqipëria

Masakra e Velipojës me 4 të vrarë, ja dënimi i rëndë për dy të plagosurit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:57
Maskra e Velipojës me 4 të vrarë, ja dënimi i rëndë për dy të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që shkaktoi katër të vrarë.

Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Organi i akuzës u përfaqësua nga prokurorja Shqiponja Milla. Ndërsa gjyqtar i masës ishte Besmir Stroka.

Akuzat e dy të arrestuarve: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat