Ndarja nga jeta e ish-sekretarit amerikan, Basha mesazh: Do kujtohet përherë si një mik i madh i shqiptarëve!

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-sekretarit amerikan, Basha mesazh: Do kujtohet përherë si një mik i madh i shqiptarëve!

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 07:56
Lulzim Basha dhe Donald Rumsfeld

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur me një mesazh keqardhjen për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të shtetit Donald Rumsfeld. Basha shkruan se ai ishte përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurt.

Sipas kreut të PD, Rumsfeld do të përkujtohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësues i një plejade të artë vendimmarrësish që e bënë botën më të sigurt, më të lirë dhe demokratike. Sekretari Rumsfeld do të përkujtohet dhe nderohet përherë si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kontributi i të cilit ka qenë i paçmueshëm për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.

Mirënjohje dhe nderim të thellë për këtë kampion të lirisë dhe ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit amerikan!
U prehtë në paqe!”, shkruan kreu i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat