Karanxha në Vetting/ Kërkesa për përjashtimin e Sanxhaktarit dhe Çiftjanit

Shqipëria

Karanxha në Vetting/ Kërkesa për përjashtimin e Sanxhaktarit dhe Çiftjanit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:21
Karanxha

Seanca e kaluara ndaj tij u shty me pretendimin e ndërrimit të trupës gjykuese ndërsa gjendja e rënduar e Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, i cili është shtruar në spital si pasojë e presionit të Vettingut u përdor si shpjegim i dy avokatëve të Karanxhës për mungesën e klientit të tij në seancën e gjykimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Edhe sot në seancë e cila është ende në zhvillim avokatët bënë 6 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese Eltleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari, për këtë të fundit 5 të tilla.

Trupa gjykuese: Rregullat e sjelljes, duhet sjellë në vëmendje sjelljen me respekt dhe integritet, ndershmëri kundrejt trupi gjykues , ne nuk e kemi vendimin e arsyetuar të trupit tjetër gjykues pasi ai do të vihet në dispozicion subjektit në momentin që është vetë.

Avokati: Nuk kemi asgjë me trupin me trupin gjykues si trup gjykues, ne nuk jemi përballë jush, me këto , duam vendimin e zbardhur.

Në kërkesën tonë për përjashtimin e trupit gjykues , po e rithem ne e vlerësojmë jo korrekte që të vazhdojmë gjykimin pa u njohur me pjesën e përjashtimit. Llogjikshëm lind pyetja cila do të jeta pasoja nëse procesi nuk vazhdon nëse nuk zbardhet vendimi, prandaj do ishte mirë të shtyhet seanca.

Trupa gjykuese:Çdo kërkesë që keni paraqiteni!

Avokati: Sikundër në seancën e kaluar ka një radhë të paraqitjes së kërkesës, dhe kur kemi problem te njëra si të vazhdojmë tek të tjerat. Nëse nuk mbarojmë të parën , si do shkojmë tek e 10.

Trupa Gjykues: Zoti Pjetra ju terheq vëmendjen se nënkuptimet tuaja të bëra here pas herë nuk janë korrekte, jemi në një seancë publike.

Avokati: Në këtu diskutojmë një standard, ju lutem shumë më parashtroni kërkesën, s’ dua të bëj lojë fjalësh, cila është dispozita ligjore. Nëse procesi bazohet në rregulla strikte , cila është dispozita ligjore që më urdhëron mua dhe dua në dispozicion paraprakisht kërkesën .

Trupa gjykuese: Në tagrin e kryesueses kërkova që tju paraqis një kopje të kërkesës

Avokati: Është fyese dhe është intimiduese, unë nuk intimidohem .

Trupa Gjykuese: Siç ka ndodhur te të gjitha proceset që kemi bërë, dhe te ky proces, kur pala bën kërkesë , kërkesa dërgohet në sekretari me qëllim që trupi gjykues ta shqyrtojë atë dhe nuk mendoj se mos përgatitja juaj se keni vetëm një kërkesë, përbën shkak për të mos depozituar një kopje në sekretari.

Avokati: Ne nuk pranojmë që të jemi këtu dhe diskutoni gjëra , jemi për të zbatuar ligjin.

Trupa gjykuese: Ne po themi që mblidhini kërkesat dhe sillni, me qëllim që ti shqyrtojmë.

Avokati:Ne kemi ardhur këtu për një çështje të rëndësishme që do ketë pasoja.
Kërkesa jonë është kjo : kërkesa për përjashtim e Valbona Sanxhaktarit dhe pezullim të procesit të vetingut. Kemi dyshime se është personi që ka servirur të dhëna konfidenciale në lidhje me procesin e vetingut.

Ky proces të pezullohet deri në përjashtimin e antëres, kjo është një kërkesë nga disa që ne do bëjmë. Pasi ajo ka një konflikt me palën tjetëe dhe e ka humbur paanshmërinë në gjykimin e këtij rasti kërkojmë të pranohet kërkesa për një procedurë të ndershme dhe të paanshme. Kjo shoqërohet dhe me kërkesën për pezullim të procesit të vetingut.

Në këtë moment ndërhyn përfaqësuesi i ONM dhe pyet : A keni kërkesa të tjera për përjashtim?

Trupa Gjykuese: Çfarë kërkesash keni thuajini

Avokati: Kërkesa tjetër ka të bëjë me mënyrën se si do të zhvillohet procesi , vënien në dispozicion të të gjitha materialeve të cilat ne nuk  i kemi . Ndërhyrja e përfaqësuesit ndërkombëtar tingëllon më tepër me qëllimin e cënimit të drejtës së mbrojtjes

Na lejoni të paraqesim kërkesat në  përputhje me legjislacionin tonë, nuk mund ti paraqesim në mënyrë të çrregullt, por ka vijë logjike, ose hajde të ndërrojmë pozicionet

Trupa Gjykuese: Pyetja është thjesht a keni kërkesa apo  jo, nëse jo thuajini.

Trupa Gjykuese: Atëherë vazhdoni

Avokati: Është paraqitur për objekt penal në prokurorinë e posaçme lidhur me kriteret e përzgjedhjes së anëtares se komisionit ne institucionin e rivlerësimit, fakti që anëtari i trupit gjykues nuk plotëson kriteret për rrjedhoje duke falsifikuar formularët lidhur me pranimin si anëtar i komisionit , për rrjedhojë mos plotësimin e kritereve ligjore të parshikuara nga ligji 84, 2016.

Më rezulton se anëtarët e trupit gjykues në kushtet kur është paraqit një kallëzim penal në prokurorinë e posaçme është shkak i cili do të ndikojë në paanshmërinë në gjykim dhe në mbështetje të nenit 72 dhe 73 të kodit të procedurës civile sipas të cilat ekzistenca e afërsisë midis palës ose  përfaqësuesit të palës në kushtet kur shoqata, avokati ka paraqitur kallëzimin penal pranë trupit gjykues ne vlerësojmë që nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e subjektit duke marrë në konsideratë përcaktimin sipas verifikimeve të bëra nga një dose penale të anëtares Etleda Çiftja e  cila rezulton që të mos plotësojë kriteret e përcaktuar në nenin 6 pasi nuk rezulton që të ketë përvojë në fushën e administrative , ku nga përmbajtja e cv janë fshehur të dhëna të cilat do të na shërbenin për skualifikimin dhe ajo çka është me rëndësishme në lidhje me c të enit 6 kjo anëtare është vlerësuar me nota shumë të ulëta në studimet në fakultet, me notën 5, tregues i qartë pra.

Në kushtet kur prokuroria e posaçme do të bëjë hetime përkatëse lidhur me nëse janë paraqit apo jo në formën e duhur , trupi gjykues nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e subjektit.

Një fakt me rëndësi që ka të bëjë me zbatimin e ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjedhjen e anëtareve të trupit gjykues.  Etleda Çiftja nuk përmbush kriteret për të qenë anëtare e KPK.

Është një kërkesë e cila ka të bëjë me transparencën dhe të drejtën e mbrojtjes  së subjektit të rivlerësimit .

Ne jemi të gatshëm për të zhvilluar një seancë sipas ligjit, kërkesa tjetër ka të bëjë më administrimin e provave përkatëse.

Tani presim vendimin për 6 kërkesat për përjashtim.

Trupi gjykues: Vendosi në lidhje me 6 kërkesat për përjashtimin e Sanxhaktarit dhe Ciftjes ti dërrgojë një trupi gjykues tjetër  te një komisioni tjetër  për ti shqyrtuar,  ndërsa për dy kërkesat për pezullim gjykimi respektivisht deri në përfundim: për pezullim të gjykimi të çështjes deri në përfundim me vendim të formës së prerë të çështjes penale përsa i përket kallëzimit të bërë nga shoqata e avokatëve antikorrupsion shqiptar ndaj komisioneres Etleda ciftja dhe e njëjta kërkesë edhe për komisioneren Valbona Sanxhktari vendosi mospranimin e tyre dhe mbështetur në neni 4 pika 6 e ligjit 84 2016 si nenit 75 pika 5 e kodit të procedurës civile ka vendosur vijimin e kësaj seance, kështu që mbetet të vijojmë më seancën sipas procedurës.

Derisa trupa tjetër të shprehet ne lidhje me kërkesat ky trup gjykues nuk do jetë i përfshirë në asnjë vendim marrje.

Kërkesa jonë është përjashtimi i  tre anëtarëve për njëanshmëri, brenda tre ditësh do e depozitojmë këtë kërkesë.

Trupa gjykuese: Ne jemi në seancë gjyqësore, dëgjimore. Tani sic ju thashë kërkesat tuaja do shihen nga trup tjetër i përzgjedhur me short dhe deri në vendimin  që do dalë dhe trupa tjetër për pranimin ose mospranimin e këtyre kërkesave ne nuk do marrim vendim marrja por seanca nuk do pezullohet.

Avokati: Unë kam kërkesën e fundit që është e shkruajtur në kodin e procedurës civile.

Trupa gjykuese; trupi gjykues gjykon se kërkesa juaj verbale për përjashtimin e trupit gjykues për njëanshmëri do i kalohet për vendim një trupe tjetër të shortuar nga komisioni.  ju keni kohë 24 orë për paraqitjen e  shkaqeve për njëanshmëri, bazuar në nenin 4 pika 6 , trupi gjykues ka vendos vijimin e kësaj seance dëgjimore dhe të vazhdojmë me fjalën e relatorit , duke qene se ju si përfaqësues të subjektit nuk keni tagrin për ta përfaqësuar për procesin në tërësi , kaloni pranë publikut nëse doni të qëndroni sepse seanca do vijojë.

Ne e vlerësojmë që duhet të ndërpritet seanca dhe të njoftohet  subjekti ose vijojmë me kërkesa të tjera

Sa për subjektin a është njoftuar për këtë seancëi s’ka sjellë arsye të ligjshme për mungesën e tij, në këto kushte vijojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat