Karanxha sot në Vetting/ Seanca ndaj tij u shty për të ndryshuar trupën gjykuese

Shqipëria

Karanxha sot në Vetting/ Seanca ndaj tij u shty për të ndryshuar trupën gjykuese

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:41
Foto

Prokurori Ervin Karanxha ndodhet para trupës gjykuese të Vettingut ditën e sotme pasi seanca e tij u shty për të ndryshuar trupën gjykuese.

Seanca për gjykimin profesional pasuror dhe të integritetit të Prokurorit Ervin Karanxha nuk u realizua këtë të mërkurë.

Gjendja e rënduar e Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, i cili është shtruar në spital si pasojë e presionit të Vettingut u përdor si shpjegim i dy avokatëve të Karanxhës për mungesën e klientit të tij në seancën e gjykimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë gjithë seancës e cila nisi në orën 12:30, dy përfaqësuesit ligjor bënë gjithcka që gjykimi të mos realizohej në mungesë të subjektit të rivlerësimit, duke kërkuar nga trupa gjykuese e përbërë nga anëtarët Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari përjashtimin e kësaj të fundit me arsyetimin se ajo do të cënonte paanshmërinë në gjykim.

Avokatët Ndue Pjetra dhe Klodian Reçi akuzuan  gjyqtaren Valbona Sanxhaktari se po përdor mediat për të sulmuar prokurorin Karanxha.

Por kjo kërkesë u konsiderua nga trupi gjykues si presion dhe nuk u pranua prej tyre. Megjithatë, pas konsultimit të pestë në dhomën e këshillimit trupi gjykues njoftoi ndryshimin e tij në seancën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat