Vetingu/ Gjyqtari Kreshnik Omari probleme me pasurinë

Shqipëria

Vetingu/ Gjyqtari Kreshnik Omari probleme me pasurinë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

I nënshtruari i radhës i vettiungut ishte gjyqtari pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, Kreshnik Omari.

"Çelim seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit zotin Kreshnik Omari me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer procedurat e rivlerësimit për këtë subjekt në përfundim të të cilave ndodhemi sot në kë të sallë dëgjimore."

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuloi deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Bilanci negativ arrin shifrën mbi 26 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe depozita bankare, te cilat janë të pajustifikuara ligjërisht  sipas relatores së çështjes.

Përballë këtyre gjetjeve te KPK, Omari argumentoi se një pjesë e të ardhurave që zotëron i përkasin kohës kur ishte emigrant në Itali.

Deklarata këto që nuk e bindën trupën gjykuese e cila sërish shfaqi dyshime për depozitën bankare.

Një pjesë e pasurisë sipas KPK, rezulton e regjistruar në pronësinë e prindërve te gjyqtarit dhe ato nuk janë deklaruar pranë ILDKP.

Për këtë Kreshnik Omari tha se nuk është detyrim i tij të deklaroje pasuri që nuk kanë lidhje me të si person.

Megjithatë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dyshojnë se mosdeklarimi në këtë rast, mund të jetë një formë për të fshehur pasurinë. Omari kërkoi veting edhe për 2 kriteret e tjera të rivlerësimit, por komisioni i kualifikimit vendosi te japë verdiktin final me 6 korrik .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat