Bashkitë, kundër qeverisë: Pushteti qendror s’duhet të merret me punët lokale

Shqipëria

Bashkitë, kundër qeverisë: Pushteti qendror s’duhet të merret me punët lokale

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Shoqata e Bashkive apelon se ligji që i jep të drejtë Ministrisë të miratojë stacionet e plazheve konsiderohet një centralizim i tepruar. Sipas Agron Haxhimalit, ky është viti i dytë që këtë kompetence, që dikur e kanë patur njësitë vendore, tashmë e bën qeverisja qendrore.

“Kjo nuk është zgjidhja e duhur. Nuk ka pse qeverisja qendrore të merret me punë lokale, kur ndërkohë territorin e kanë në juridiksion bashkitë. Ky është një centralizim i tepruar”, shprehet Haxhimali.

Mbi të gjitha, afati për të miratuar stacionet e plazheve ishte 15 maji, ndaj mosmiratimi në kohë i tyre lë vend për një situatë kaotike në terren, duke përqendruar procedurat në një zyrë të vetme.

“Në 15 maji duhet të kishte përfunduar miratimi i stacioneve të plazhit që në total janë 118 në të gjithë vendin. Sipas të dhënave, janë 11 bashki që menaxhojnë vijën bregdetare që fare mirë mund t’i kishin miratuar ato në kohë.”

Ngjarja tragjike e Velipojës pati si pikënisje pikërisht ndarjen e stacioneve të plazhit, ku të dy palët kishin aplikuar në portalin e-Albania për të marrë lejen, por ajo ende nuk ishte miratuar, çka solli që situata të precipitonte me gjuhën e forcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat