Dhërmi, digjen çadrat në plazh/ Përfaqësuesja ligjore e biznesit: Nuk kemi konflikte

Shqipëria

Dhërmi, digjen çadrat në plazh/ Përfaqësuesja ligjore e biznesit: Nuk kemi konflikte

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:17
Foto

Më 19 qershor, bizneset që punonin me çadrat dhe shezlongët në plazhet e bashkisë Himarë ngritën shqetësimin se qershori po mbaronte dhe ata ende s’kishin marrë lejen për shfrytëzimin e bregdetit.

10 ditë pas kësaj ngjarje, ministria e turizmit përgjegjëse për këtë proces nuk dha asnjë zgjidhje. Në plazhet e bregdetit shumë pak biznese kanë marrë lejen ndërsa pjesa tjetër që kanë punuar për dhjetra vjet aty, nuk kanë lejen dhe nuk po marrin përgjigjje.

Kjo situatë në Shkodër shkaktoi katër vrasje, ndërsa në Dhërmi ndodhi një tjetër ngjarje kriminale. Policia lajmëroi se në mënyrë të qëllimshme janë djegur çadrat dhe shezlongët e një biznesi. Ngjarja ka ndodhur në orën 1.30 të mëngjesit.

Të gjitha pajisjet e plazhit që sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit, ishin mbledhur për t’u hapur në mëngjes në pritje të pushuesve, por në mënyrë të qëllimshme i është vendosur zjarri. Juristja e biznesit të dëmtuar tregon se ende s’kishte nisur puna në pritje të kufijve të zonës nga bashkia. Ndërkohë që këtë vit kishin ndryshuar zonën ku punonin.

Policia dyshon se një pjesë e bizneseve të zonës që ende nuk janë pajisur me leje mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. 55 vjeçari pronar i çadrave sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit të vijës bregdetare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat