Komunitetet fetare bëjnë apel pas masakrës së Velipojës dhe aksidentit tragjik në Vlorë

Shqipëria

Komunitetet fetare bëjnë apel pas masakrës së Velipojës dhe aksidentit tragjik në Vlorë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:19
Komunitetet fetare bëjnë apel pas masakrës së Velipojës dhe aksidentit tragjik në Vlorë

Komunitetet e besimeve fetare të vendit kanë reagur lidhur me masakrën e  Velipojës, por edhe për aksidentin e ndodhur në Vlorë.

Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj i konsideroi ngjarjet si një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ftoi autoritetet dhe qytetarët që të arsyetojnë dhe të mendojnë seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë, raporton klan, transmeton portali arbresh.info

“Kisha në urtinë e saj ka sintetizuar gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur do të kalosh caqet e saj, kur do të kalosh limitet e saj, kur do të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote”.

Edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në Facebook për ngjarjet tragjike.

“Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.

Profeti ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.”

Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”, përfundon kreu i KMSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat