Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës

Shqipëria

Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm, fotot e viktimave të masakrës

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 20:16
Tre biznesmenët dhe jetimi i pafajshëm

“ABC” ka siguruar fotot e 4 viktimave, biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.

Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakut dhe Gocajt për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat