​Rama mbledh drejtuesit e rendit: Përshpejtojmë fazën e ristrukturimit të policisë

Shqipëria

​Rama mbledh drejtuesit e rendit: Përshpejtojmë fazën e ristrukturimit të policisë

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:49
Edi Rama

Ngjarjet e fundit kriminale në disa qytete bregdetare pritet të pasohen në ndryshime të thella në radhët e Policisë së Shtetit shqiptar.

Kryeministrin Edi Rama paralajmëroi sot ristrukturim të policisë para së të thërriste ne takim urgjent ministrin e Brendshëm Bledi Cuci dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

“Jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit. Ndërkohë do t’ju kërkoj leje për t’u larguar pasi kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për të lansuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë, dhe të mos presim fundin e verës”, u shpreh ai.

Në Vlorë kryesocialisti ishte për çështje të partisë ku nuk i nuk i kurseu kritikat ndaj të tijve. Top Cannel mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllur të Asamblesë së Partisë Socialiste në këtë qytet, Rama ua ka bërë të qartë socialistëve se deputetët nuk do të merren me emërime drejtorësh. Rrugët me Dritan Leli janë ndarë përgjithmonë sipas kryeministrit në momentin kur kryebashkiaku refuzoi ofertën e tij për t’u bërë deputet duke mos i hapur telefonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat