Vrasja me katër viktima në Velipojë, kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve

Shqipëria

Vrasja me katër viktima në Velipojë, kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Dy personat që kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë në Velipojë, janë jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të dukshme.

Personat në fjalë janë 54-vjeçari, Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari, Elmilind Dyli.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy të plagosurit, Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime tek gjuri i këmbës.

Të dy këta persona dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ku u vranë dy vëllezërit Gocaj, 20-vjeçari Myzerim Zeneli si dhe Kujtim Ferracaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat