Komentuesit nuk përmbahen ndaj Ramës pas fotos së Velipojës, fshin postimin

Shqipëria

Komentuesit nuk përmbahen ndaj Ramës pas fotos së Velipojës, fshin postimin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i Velipojës, ku vetëm pak orë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate.

“MIRËMËNGJES ? nga Velipoja e dashur?”, shkruan Rama përbri fotos.

Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë kujtuar kryeministrit se çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim.

Pak minuta më pas kryeministri ka fshirë postimin për Velipojën dhe ka publikuar një video nga investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me të cilën ka uruar një të dielë të mbarë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat