Stina e nxehtë e prangave/ SHBA ka gati listën e kandidatëve për te “7 penxheret”

Shqipëria

Stina e nxehtë e prangave/ SHBA ka gati listën e kandidatëve për te “7 penxheret”

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:42
Ilustrim

Në raportet e ekspertëve të SHBA-BE, është evidentuar fakti se  Shqipëria, është i vetmi vend në Rajon me nivel e zgjerim të madh korrupsioni të politikanëve të çdo niveli e për lidhje të tyre, me banka offshore, OJF, biznesmenë, trafikantë e banda vrasëse.

Ky terren, është krijuar, për shkak se ata që kanë në dorë drejtimin e vendit, nuk janë prekur, mbasi drejtësia ka qenë vegël në dorë të tyre, gjë që që i ka bashkuar në interesa reciproke.

Deri tani, SHBA ka dhënë goditjet paraprake, me vendime “non grata” për Sali Berishën, për deputetin e parave të zeza Tomë Doshi, për ish-kryebashkiakun “etalon” korrupsioni e krimesh zgjedhore, Vangjush Dako dhe për ish-krye-prokurorin Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg. Mesazhet e shpeshta të Ambasadores Amerikane, Yuri Kim, janë sinjali i qartë, se SHBA ka nisur e do ta çojë deri në fund në Shqipëri; platformën e pastrimit të politikës, të ndëshkueshmërisë në qarqet e saj dhe strukturat kriminale pranë tyre.

Tregues është rihapja e dosjeve të mbyllura pa ndëshkime, dënimi i kapobandave të kokainës, të vrasësve me pagesë e për territore; arrestimet e gjyqtarëve, prokurorëve e biznesmenëve të lidhur me politikanë të skeduar nga SHBA.

Qëndrimet amerikane 3 muajt e fundit, sidomos pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës e pas shkarkimit të Ilir Metës; kanë strukur krerët e kriminalizuar të politikës së 30 viteve tranzicion.

Dosjet për Berishën, Llallën, Doshin e Dakon, janë prova bindëse, se agjencitë speciale të SHBA, kanë hartuar “ditarin e zi të krimeve” për secilin prej këtyre që janë në politikë dhe për ata që kanë ikur dhe po shijojnë luksin në vila e resorte të blerë e ndërtuar me para të pista.

Ata që janë skeduar në dosjet amerikane, qofshin shefa të lartë politike, pushteti, shteti apo bandash krimi e oligarkë; nuk ka asnjë dyshim që janë “kandidatë për strehim te 7 penxheret”.

Këtë fund e dinë shumë mirë ish-kryetarë e kryetarë aktualë të partive, ish-ministra e ministra aktualë, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë doganash, tatimesh e portesh detare, kufiri, policie e deri kryetarë gjykatash, shefa prokurorie, kryeministra e presidentë të Republikës.

Prandaj, Meta, Angjeli, Gjin Gjoni, Petrit Fusha, Pollo, Beqja, Ruli, Kryemadhi, Ruçi, Vasili, Naço, Kuliçaj, Koka, Angjeli, Ahmetaj, Haxhinasto, Gjiknuri, Albana Vokshi, Sadri Abazi, Doshi, Dako dhe oligarkë, trafikantë e kriminelë të tyre; janë strukur e po presin të dëgjojnë emrin nga SHBA si persona  “non grata”, ose prangat e policisë me urdhërin e  SPAK.

Tmerri i ka zënë pas Urdhër-Dekretit të Presidentit të SHBA, Joe Binden, për sekuestron e pasurive të zeza në Shqipëri; që siç dihet i kanë vëtëm krerët e politikës, të krimit, oligarkët, gjyqtarët, prokururët e biznesmenë që shërbejnë “lavatriçe pastrimi” të miliardave të përbashkta.
Eqiqendra e goditjes, do jenë dhe OJF-të mafioze, të krijuara nga pushtetarët, siç është “Qendra Mesdhetari” e Anastas Angjelit, deputët prej 25 vitesh, ish- ministër e kryetar i Komisionit të Ekonomi-Financave, që bashkë me kryeministrat Majko, Nano, Meta e Rama, ka firmosur miliarda Euro tendera, PPP, privatizime e dhurime të pasurive publike.

Ky objektiv anti-krim, ishte ultimatum i “MONEYVAL” ndaj Ramës, duke e detyruar që pas 2 vitesh bllokim; të pranojë miratimin e ligjit special, që skanon veprimatarinë financiare, llogaritë bankare dhe pasuritë e paluajtshme që kanë apo kanë tjetërësuar OJF-të; të cilat në Shqipëri përdoren si qëndra pastrimi të miliardve të të korrupisonit e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat