Tre fshatra pa ujë në Vlorë, banorët në protestë

Shqipëria

Tre fshatra pa ujë në Vlorë, banorët në protestë

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Prej më shumë se 10 vitesh banorët e tre fshatrave në Vlorë, Panajasë, Kërkovë dhe Bestrovës kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

Në verë situate është dhe më alarmante. Banorët kanë protestuar në qendër të Panajasë dhe thonë se nëse nuk do ketë një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse do të bllokojnë autostradën.

“Do dalim në autostradë, më mirë të na vrasin makinat. Ujin e blejmë njëherë në javë na vijnë botet. Mbushim nëpër puset e njëri tjetrit. Kot që rrojmë. Jemi vetëm 8 km larg Lungomares dhe s’është normale”, shprehen ata.

Ky banor vetëm prej mungesës së ujit ka braktisur fshatin. “Unë ika po nëna ime 80 vjeçe rri pa ujë”.

Janë zhgënjyer nga premtimet. “Na u premtua se do vinte një fond por na gënjyen”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat