As test dhe as vaksinë kundër koronavirusit, Belgjika heq të gjitha kufizimet për shqiptarët

Shqipëria

As test dhe as vaksinë kundër koronavirusit, Belgjika heq të gjitha kufizimet për shqiptarët

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Listës së vendeve që ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë i është bashkuar edhe Belgjika.

Tirana International Airport, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij shteti pas test dhe pa vaksinë për Covid.

Njoftimi i plotë:

Belgjika

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat