Bashkia Patos merr përsipër shpenzimet mortore për familjen Gushi

Shqipëria

Bashkia Patos merr përsipër shpenzimet mortore për familjen Gushi

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:15
Pamje nga aksidenti

Bashkia e Patosit ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për katër anëtarët e familjes Gushi që u shuan sot në aksidentin tragjik në Vlorë.

Në reagim zyrtar Bashkia e Patosit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi.

"I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti. Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë.

Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje. U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!", thuhet në njoftimin e bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat