Një 61-vjeçar, ditën e sotme ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë në kanal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në fshatin Këmishtaj në zonën e Divjakës.
Sipas njoftimit të policisë, 61-vjeçari me iniciale V.Sh. dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në një kanal e për pasojë humbi jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.