“Roli i KLGJ dhe KLP, tepër kritik”/ Yuri Kim: Shqiptarët i kanë sytë te ju. Ambasada e ShBA ju mbështet!

Shqipëria

“Roli i KLGJ dhe KLP, tepër kritik”/ Yuri Kim: Shqiptarët i kanë sytë te ju. Ambasada e ShBA ju mbështet!

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:06
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në një nga veprimtaritë e institucioneve të drejtësisë nga ku ka theksuar se të gjithë qytetarët shqiptarë i kanë sytë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gjatë fjalës së saj, Kim shtoi se ambasada e SHBA mbështet monitorimin e këtyre dy institucioneve dhe theksoi se Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë.

Yuri Kim: Ambasada e SHBA mbështet monitorimin e KLGJ dhe KLP. Monitorimi i performancës është esencial për reformën. Roli i KLGJ dhe KLP është tepër kritik, nuk është i kollajtë, njerëzit i kanë sytë tek ju. Ka kosto vetijake dhe profesionale, por ia vlen. Nëse nuk paguajmë kostot do t’i paguajnë brezat e tjerë.

Institucionet e reformës në drejtësi janë të ngritura. Shumë prokurorë e gjyqtarë janë larguar dhe kjo është gjë e mirë. Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë dhe ju nuk jeni vetëm në këtë punë që keni para. E kuptojmë edhe ne trysninë që ju keni në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat