Kontrabandë në Kakavijë, arrestohet 30-vjeçari

Shqipëria

Kontrabandë në Kakavijë, arrestohet 30-vjeçari

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:59
Ilaçet

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare në Kakavijë.

30-vjeçari D.K., banues në Fier u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjetën të fshehura 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore me vlerë 2200 euro të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Kakavije/ Informacion

Goditet një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat