Shqipëria arrin standardet evropiane, Rama jep lajmin e mirë

Shqipëria

Shqipëria arrin standardet evropiane, Rama jep lajmin e mirë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:56
Plazhi shqiptar

Shqipëria ka arritur standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj.

Lajmi i mirë konfirmohet nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

Sipas kësaj Agjencie, gjatë vitit 2020, 75% e totalit të ujërave në vendin tonë janë të shkëlqyera.

“LAJM I MIRË. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit.

Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat