Edhe ish ministrja e Ramës kundër Kuvendit për shkarkimin e Metës

Shqipëria

Edhe ish ministrja e Ramës kundër Kuvendit për shkarkimin e Metës

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:51
Klajda Gjosha, Edi Rama

Pas Endrit Braimllarit, që doli i pari nga ish deputetët e LSI-së kundër Kuvendit, pasi ky i fundit votoi për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Republikës, nuk ka vonuar me reagimin e saj edhe ish ministrja e përkëdhelur e Ramës, Klajda Gjosha, që ka qenë ministre e Integrimit.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Klajda e Ramës dhe Gjosha e Metës është shprehur se: “Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo ç’ka të dhemb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi!

Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Panvarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!”.

Nuk është e vështirë të kuptosh që ish deputetët e LSI-së nuk kanë kuptuar ende asgjë, se ato nuk u votuan për të qenë në Parlamentin e ri pikërisht se emrat e tyre u identifikuan me emrin e Ilir Metës dhe të Monikës, ndaj të cilëve urrejtja e popullit ka arritur kulmin, por është për të ardhur keq që Klajda nuk paska kuptuar asgjë, as nga mesazhi që përcjell urdhri më i fundit ekzekutiv i Presidentit Biden, i cili përfshin edhe Shqipërinë.

Natyrisht, Endrit, Klajda e të tjerë eksponentë të LSI urdhërohen nga Meta t’i dalin në mbrojtje edhe kur nuk mbrohet më nga asgjë, por është e dhimbshme të shohësh këta djem dhe vajza të reja që të katandisen në shërbëtorë të një njeriu që është simboli i korrupsionit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat