Kush janë 7 deputetët që refuzuan shkarkimin e Ilir Metës, ja kush votoi kundër

Shqipëria

Kush janë 7 deputetët që refuzuan shkarkimin e Ilir Metës, ja kush votoi kundër

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:40
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi votoi sot shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me 104 vota, pro ndërsa 7 deputetë votuan kundër.

Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi do të jetë Gjykata Kushtetuese që do vendosë mbi fatin e Ilir Metës.

Por kush janë 7 deputetët kundër shkarkimit?

Mësohet se deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Metës janë Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi, Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat