Kujtim Çashku nderohet me çmimin ndërkombëtar “See Legend 2021”

Shqipëria

Kujtim Çashku nderohet me çmimin ndërkombëtar “See Legend 2021”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:20
Kujtim Çashku

Regjisori dhe themeluesi i Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi, Kujtim Çashku, nderohet me çmimin ndërkombëtar “See Legend Award 2021”. Ky çmim iu akordua në edicionin e 11-të të Festivalit të Filmit të Evropës Juglindore që mbahet në Paris, Berlin dhe Washington.

Me çmimin SEE Legend janë nderuar deri me sot Lucian Pintilie, Dusan Makavejev, Veljko Bulajic, Boro Draskovic dhe së fundmi, Kujtim Çashku.

Kujtim Çashku, përveçse një nga figurat më të njohura të kinemasë  është edhe një personalitet i kulturës, të drejtave të njeriut dhe një nga zërat më të respektuar të mendimit intelektual shqiptar. Kujtim Çashku është gjithashtu themeluesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit qysh në ditët e para të pluralizmit në vitin 90.

Një emër i respektuar dhe me reputacion ndërkombëtar, Kujtim Çashku është zëri më përfaqësues i kinemasë shqipatre në botë. Çmimi i fituar është edhe një konfirmim i njohjes ndërkombëtare të kontributit të tij krahas me çmime të tjera në të shkuarën,  “Kalorës i Urdhërit të Arteve dhe Shkrimeve” në Francë,  “Doctor Honorius Causa”   në USA,  “Urdhëri i Meritave Civile”  në Spanjë.

Çashku është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit dhe anëtar I Skademisë Ballkanike të Shkencave dhe të Artit.

Nga krijimtaria e tij filmike veçojmë filmat: “Balada e Kurbinit”, “Pas Vdekjes”, “Të Paftuarit” “Ballë për ballë”, “Kolonel Bunker”, “Syri Magjik” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat