PD: Në Ksamil po kryhen prishje selektive të ndërtimeve, ka hakmarrje politike

Shqipëria

PD: Në Ksamil po kryhen prishje selektive të ndërtimeve, ka hakmarrje politike

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Deputetja e ardhshme e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me aksionin që ka nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare.

Sipas Zhupës IKMT po kryen shembje selektive të objekteve pa leje. Ajo shton se prishjet selektive vijnë si një hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale.

Ne 5 Prill në Ksamil kemi takuar Hidajet Zogaj dhe familjen e tij, të cilët kanë denoncuar me fakte sesi ishin ankuar ne bashki dhe IKMT për nje ndertim qe i zinte rrugen e shtepise dhe kishin hapur nje porte vellai nga vellai se nderkohe cdo gje ishte bllokuar. Ndertimi i denoncuar prej tyre qe bllokonte rrugen publike ishte bere nga familjar te atyre qe punonin ne bashki.

Pas zgjedhjeve nuk prishin ndertimin jashte cdo norme, cdo leje dhe cdo rregulli qe familjaret denoncuar por vjen hakmarrja ndaj tyre se pse kane treguar të vërteten dhe i dolen ne krah opozites.

Policia dhe IKMT shkon për t`ju shëmbur pa asnje njoftim dhe në kundërshtim me ligjin kollonat e shtepise qe datojne në vitin 2004 sipas te gjitha rregullave dhe qe nuk e perfunduan dot per mungese parash.

Eshte detyra jone qe mos ta ndalim betejen per keta qytetaret qe na besuan! Per shqiptaret qe duan ti vij fundi pandeshkueshmerise dhe klientelizmave te miqve dhe familjareve te pushtetit dhe te gezojne pronen dhe te drejtat e tyre sipas ligjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat