Tre pozicionet e rëndësishme në duart e PS, në krye të institucioneve emërohen të besuarit e Belinda Ballukut

Shqipëria

Tre pozicionet e rëndësishme në duart e PS, në krye të institucioneve emërohen të besuarit e Belinda Ballukut

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:28
Belinda Balluku

Në disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit kanë nisur rotacionet dhe duket se pozicionet drejtuese nuk i janë besuar specialistëve të fushës, por të besuarve të Partisë Socialiste.

Pak ditë pasi u lirua nga detyra, ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati, u emërua në krye të një institucioni mjaft të rëndësishëm. Hantin Bonati tashmë do të zëvëndësojë Mina Kustën si drejtor i ri i Albcontrol. Bonati ishte emëruar në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës në vitin 2017.

Lëvizje do të ketë edhe në institucione të tjera të rëndësishme të vendit. Ergys Verdho, nuk do të jetë më kreu i ARRSH, por tashmë do të jetë drejtor i KESH, post i cili më parë mbahej nga Benet Beci, që është zgjedhur deputet. Në vend të Verdhos në ARRSH do të shkojë Evis Berberi.

Të tre drejtorët e emëruar në institucionet përkatëse, janë persona të afërt me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas grevës së kontrollorëve të AlbControl, duket se ministrja do të vendosë kontroll në krye të institucionit që dikur e drejtonte vetë, duke emëruar një zv.ministër të saj.

Po ashtu Ergys Verdho është një nga personat e besuar të Ballukut në drejtimin e tij të ARRSH. Nga ana tjetër, Evis Berberi ka qenë këshilltari i Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrasturkturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat