Xhaçka: Procesi i Berlinit, një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore

Shqipëria

Xhaçka: Procesi i Berlinit, një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:11
Olta Xhaçka

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila aktualisht ndodhet në një vizitë pune në New York, mori pjesë në takimin e zhvilluar online të Ministrave të Jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit.

Xhaçka ka theksuar se Shqipëria është plotësisht e angazhuar në arritjen e qëllimeve të agjendës së përbashkët të tregut rajonal dhe në zbatimin e Planit relativ të veprimit.

Sipas saj, është jetike që reformat e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeten nga një perspektivë e besueshme e integrimit në Bashkimin Evropian të rajonit. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin.

“Procesi i Berlinit ka qenë gjithnjë një instrument në shërbim të një vizioni dhe ambicieje madhështore: integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencës Portugeze të BE është kaq e rëndësishme për ruajtjen e besueshmërisë së procesit jo vetëm për dy vendet tona, por për të gjithë rajonin”, u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat