Vrau mikun e tij në Peqin, autori nuk pendohet për krimin/ Sherri nisi për...

Shqipëria

Vrau mikun e tij në Peqin, autori nuk pendohet për krimin/ Sherri nisi për...

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:26
Peqin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në një fshat të Peqinit. Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se dy personat ishin miq me njëri-tjetrin dhe kanë nisur konflikt që ka degjeneruar deri në përdorim të armëve.

Fillimisht 45-vjeçari i plagosur është dërguar nga të afërmit në spital, ku edhe ka humbur jetën.

Policia ka bërë me dije se është prangosur shtetasi L.B, i dyshuar për vrasjen. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, që do të çohet në laborator, për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera.

Autori nuk është penduar. Autori ka qenë në fshatin e tij, kurse viktima ka shkuar pranë fshatit të autorit, ku janë përfshirë në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat