(E plotësuar 11:00) - Vrasja e ndodhur ditën e sotme në Peqin duket se ka nisur prej një konflikti të 5 viteve më parë.
Mësohet se mes 44-vjeçarit Ylber Xhahysa dhe 36-vjeçarit Leonard Bashaliu kishte pasur një zënkë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi i kishte gërvishtur automjetin.
Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësonte fakti që Ylber Xhahysa hiqej si “i forti i fshatit”.
Autori i dyshuar është shfaqur i rënduar psikologjikisht pas krimit. Ai ka thënë se “u zumë kot pasi para 5 vjetësh me ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”.
Edhe një vrasje e rëndë trondit Shqipërinë, vrau mikun e tij në Peqin, autori nuk pendohet për krimin/ Sherri nisi për...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në një fshat të Peqinit. Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Mësohet se dy personat ishin miq me njëri-tjetrin dhe kanë nisur konflikt që ka degjeneruar deri në përdorim të armëve.
Fillimisht 45-vjeçari i plagosur është dërguar nga të afërmit në spital, ku edhe ka humbur jetën.
Policia ka bërë me dije se është prangosur shtetasi L.B, i dyshuar për vrasjen. Është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, që do të çohet në laborator, për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera.
Autori nuk është penduar. Autori ka qenë në fshatin e tij, kurse viktima ka shkuar pranë fshatit të autorit, ku janë përfshirë në konflikt.
***
Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Peqin.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Pajovë të Peqinit.
Mësohet se viktimë ka mbetur një 45-vjeçar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia është nisur për në vendin e krimit.