Në fshatin e qershive/ Shilbatër i Elbasanit prodhon çdo vit një mijë ton fruta

Shqipëria

Në fshatin e qershive/ Shilbatër i Elbasanit prodhon çdo vit një mijë ton fruta

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Më shumë se 1 mijë tonë qershi prodhon çdo vit fshati Shilbatër i Elbasanit, një nga zonat e cila furnizon thuajse të gjithë tregun vendas.

Fermerët janë të fokusuar në drejtim të kësaj kulture për shkak edhe të terrenit të përshtatshëm, por problem mbetet infrastruktura rrugore e cila e bën të vështirë daljen në treg.

Si rrallë ndodh fermerët nuk ankohen për çmimin, pasi edhe cilësia e prodhimit është e mirë. në shumicën e rasteve tregtarët vijnë i marrin nga Tirana, Korça e deri nga Saranda. Ndërsa prodhimin e mbetur fermerët detyrohen ta nxjerrin vetë në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat