Rama e nis javën nga lagjia “Rilindja” në Fushë Krujë me një mesazh

Shqipëria

Rama e nis javën nga lagjia “Rilindja” në Fushë Krujë me një mesazh

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:32
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me pamjet nga lagjia e re “Rilindja” në Fushë-Krujë e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.

Në pamjet e publikuara nga Rama në Facebook duket se shtëpitë individuale janë në prag të përfundimit të punimeve.

Ndërkohë që disa godina janë ende në ndërtim e sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat