SHBA garanton mbështetje të plotë të reformës në drejtësi për Shqipërinë

Shqipëria

SHBA garanton mbështetje të plotë të reformës në drejtësi për Shqipërinë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington, SHBA.

Ministja ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u prit në Departamentin e Drejtësisë nga z. Bruce C. Swartz, Zv. Asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Nga DASH ministrja zhvilloi takime me z. David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në  Departamentin e Shtetit dhe z. Jorgan K. Andrews, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime shumë të rëndësishme me përfaqësuesit e intitucioneve më të larta të Shteteve të Bashkuara u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme. 

Ministrja Gjonaj falenderoi për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për reformën në Drejtësi nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, OPDAT-it dhe IMO-s.

Zonja Gjonaj garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë.

Z. Bruce C. Swartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme.

Gjithashtu në takimet e zhvilluara me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, Z. David Kostelancik dhe Z. Jorgan K. Andrews, Ministres Gjonaj iu garantua vijueshmëria e mbështetjes për reformën në Drejtësi.

Ata gjithashtu përcollën vlerësimet e tyre më të larta për rezultatet e deritanishme nga ana e Shqipërisë në këto procese të rëndësishme të jetësimit të reformës në Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat