Fundjava ideale për plazh, alternime vranësisrash dhe reshje shiu në zonat malore

Shqipëria

Fundjava ideale për plazh, alternime vranësisrash dhe reshje shiu në zonat malore

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:48
Ilustrim

Pjesa e parë e muajit qershor pritet të ketë reshje të pakta shiu kryesisht gjatë orëve të mesditës, ndërsa 15 ditëshi i dytë rezervon temperatura më të larta dhe të qëndrueshme, sipas Meteoalb.

Meteorologu, Hakil Osmani, thotë se në zonat malore, sot dhe nesër, do të ketë herë pas herë alternime vranësirash. Nuk përjashtohet të kemi reshje të pakta dhe të izoluara në zonat malore.

Në zonat bregdetare do të shënohen  rritje të ndjeshme të temperaturave me vlerat minimale që do të shkojnë 16 edhe 17 °C, ndërsa vlerat  maksimale do të shkojnë 30 me 31 °C. Në zonat bregdetare dhe të ulëta moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

"Nesër pritet të ketë reshje të pakta dhe të izoluara në zonat veri-lindore. Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Në zonat bregdetare kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me vlerat minimale që do të shkojnë 16 edhe 17 °C, ndërsa vlerat  maksimale do të shkojnë 30 me 31°C. Në zonat bregdetare dhe të ulëta moti do të jetë kryesisht  i kthjellët.

Ky qershor pritet që të jetë realativisht me temperatura relativisht të larta. Ditët me temperatura 31 dhe 32 °Cdo të jenë të shpeshta. Ky muaj do të ketë herë pas here dhe freskim të motit, pasi pritet që të ketë një rënie 2 deri në 3 gradë celcius, kjo do të vijë e shoqëruar me prezencën e pakët të reshjeve të shiut, kryesisht në mesditë, por nuk do të jenë problematike.

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të kthjellëta në territorin shqiptar. Ketë fundjavë vlerat minimale në zonat malore do të jenë 11, 12°C, ndërsa vlerat maksimale pritet të jenë 26 me 27°C.

15 ditëshi i parë i këtij muaji, do të ketë reshje të pakta shiu kryesisht gjatë orëve të mesditës . 15 ditëshi i dytë rezervon temperatura më të larta."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat