Prishja e ndërtimeve pa leje, Balliu: S’mund të shkatërrosh në sezon

Shqipëria

Prishja e ndërtimeve pa leje, Balliu: S’mund të shkatërrosh në sezon

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:30
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka kritikuar ashpër nismën e qeverisë për të prishur ndërtimet pa leje gjatë sezonit turistik.

Në studion e “Bardh a Zi”, Balliu e cilësoi si plan të kryeministrit. Ish-deputeti foli për 150 mijë familje që do u prishet ndërtesa, teksa shton se nuk mund të bëhen shkatërrime në sezon.

“Edi Rama nuk del pa shtëpia pa plan jo më të bëjë këtë. Ai ka thënë dikur që PS është partia e të varfërve dhe ai tani ka varfëruar qytetarët. Te Pallati i Brigadave 20 kulla. Në Durrës nuk shikon dot detin. A është koha që gjatë turizmit ti të bësh shkatërrime? A është normale kur raporti i OKB të thotë që këto nuk bëhen në mes të turizmit.

Këta thonë do e bëjmë bukur. Kur? Këtë verë se bën dot se do shkatërrosh. 150 mijë shtëpia që do të prishin këta nuk do paguajnë më taksa, duhet një përllogaritje ekonomike. Duhet filluar dhe parë halli i qytetarit të thjeshtë. Nëse këtu do të diskutojmë se i paska marrë tokat qytetari i thjeshtë, ndërsa këta që po vjedhin pallatin e brigadave nuk qenkan gjë,” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat