Zbulohet grabitësja e 75 mijë eurove të përmetarit. Policia jep detajet, ja me kë bashkëpunoi ajo

Shqipëria

Zbulohet grabitësja e 75 mijë eurove të përmetarit. Policia jep detajet, ja me kë bashkëpunoi ajo

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një 36-vjeçare u arrestua si e dyshuara kryesore e vjedhjes së një shume të konsiderueshme prej 75 mijë euro të një shtetasi në Përmet.

Sipas policisë, shtetasja O. Shahini, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Paulin Preçi, i cili u shpall në kërkim, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit Koço Proko.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 27 000 euro.

Mësohet se autorët janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat