Binjaku: Të rinjtë e kanë humbur shpresën te arsimi, punojnë për rritur cilësinë e jetesës

Shqipëria

Binjaku: Të rinjtë e kanë humbur shpresën te arsimi, punojnë për rritur cilësinë e jetesës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:35
Entela Binjaku

Sociologia Entela Binjaku, ka komentuar numrin e ulët të nxënësve në shkolla.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Binjkau shprehet se të rinjtë dhe të rejat në vendin tonë braktisin shkollën dhe një nga arsyet sipas saj është humbja e shpresës tek arsimi.

Më tej ai thotë se familjet shqiptare nuk kanë mundësi që të shkollojnë fëmijët, dhe për këtë sipas saj këto të fundit punojnë për të rritur cilësinë e jetës.

"Të rinjtë dhe të rejat, dhe familjet që qëndrojnë pas tyre, ndoshta nuk shohin te shkolla shpresën e tyre të madhe për përmirësim të statusit dhe cilësisë së jetesës. Të rinjtë , si vajzat dhe djemtë e braktisin shkollën shumë shpejt, gjë e cila pasqyron humbjen e shpresës së shoqërisë në zona të ndryshme të vendit tek arsimi. Ngutjen e madhe që kanë të rinjtë për përmirësuar cilësinë e jetës por jo të lidhur me arsimin.

Si pasojë e kësaj braktisje është rritja e numrit funksionalë, pra është ai që e lexon, nuk e kupton dhe aparatin logjik e ka pothuajse të ndërprerë dhe të pazhvilluar sipas programit edukativ mësimor. Ndoshta edhe familjet për shkak të kushteve ekonomike, nuk kanë mundësi që t’i shkollojnë, dhe për këtë arsye fëmijët detyrohen të punojnë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat