Artan Hoxha: 21 Janari nuk mbyllet pa zbuluar autorët e dy vrasjeve, Garda qëlloi kur...

Shqipëria

Artan Hoxha: 21 Janari nuk mbyllet pa zbuluar autorët e dy vrasjeve, Garda qëlloi kur...

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 08:49
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha thotë se çështja e 21 janarit nuk mund të mbyllet asnjëherë për sa kohë nuk janë zbardhur dy vrasjet.

“Çështja e 21 Janarit nuk është mbyllur asnjëherë sepse kemi dy të vrarë pa autorë. Nuk ka nevojë fare për prova të reja. Disa OPGJ kanë marrë dosjet. Thuhet që ka mungesë të një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe mohimin e aksesit familjar dhe e dyta “jemi informuar që ka mungesë të hetimit. Ky hetim nuk ka mbaruar”, deklaroi gazetari në një intervistë televizive.

Hoxha thotë se atë ditë, Garda e Republikës deklaroi se kishte marrë informacion për një Benz të parkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës për t’i bërë atentat, por që nukku provua asnjëherë.

Gazetari tha gjithashtu se më 21 janar është qëlluar njëkohësisht në rreze rrethore për të larguar turmën para se të bjerë nata, pasi sipas Hoxhës, ishin hapur fjalë se turma do të qëllonte me armë zjarri ndaj Kryeministrisë me t’u errur.

“Vrasjet kanë ndodhur kur garda nuk kishte më trupa rezervë për të mbajtur situatën nën kontroll. Garda thotë se kishin informacione se po të binte nata protestuesit do qëllonin me armë zjarri. U qëllua në turmë që turma të mos afrohej më aty. Derisa kanë ndodhur vrasjet janë përdorur për 40 minuta fishekë ushtarakë. Vetëm ai fragmenti 5-10 sekonda kemi një perde zjarri, katër të vrarë dhe 13 të plagosur. Ekspertiza ka bërë gafën më të madhe duke dashur t’i mbrojë dhe u ka bërë gropën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat