Siguri në plazhe? Nuk ka! Në Durrës kullat e kontrollit dhe vëzhgimit janë bosh

Shqipëria

Siguri në plazhe? Nuk ka! Në Durrës kullat e kontrollit dhe vëzhgimit janë bosh

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Me fillimin e sezonit turistik, pushuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë plazhe të sigurta, por kullat e vrojtimit janë ende bosh. Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar dhe për shkak të kostove shtesë.

“Unë nuk kam parë, por në plazh ka patur dhe humbje jete dhe shpëtime, ndaj duhet patjetër të ketë vrojtues për këtë.”

“Unë jam i vjetër dhe sa futem në det mund të më bjerë të fikët a të më pushojë zemra dhe dua të jetë dikush që të ndërhyjë.”

“Kushdo që të vijë këtu, njëfarë sigurie duhet ta ketë. Janë fëmijë. Qeveria nga taksat tona paguhet.”

Lidhur me situatën, Studim Hysa, instruktor i vrojtuesve të plazhit shprehet se siguria është domosdoshmëri dhe çdo plazh duhet të ketë vrojtuesin e tij, përfshirë plazhet publike.

“Duhet patjetër që vrojtuesi të jetë te pika e vrojtimit dhe të gjitha subjektet duhet ta kenë. Edhe në plazhet publike Një domosdoshmëri për të rritur sigurinë dhe cilësinë në plazhet shqiptare dhe ne po vijojmë me trajnimet intensive. Subjektet duhet të sjellin një person për ta trajnuar e certifikuar dhe të rrisin kështu sigurinë dhe numrin e turistëve në Shqipëri.”

Masat e sigurisë janë një detyrim ligjor për subjektet që ofrojnë shërbim në plazhe, po dhe për autoritetet ligjzbatuese, që duhet të sigurojnë zbatimin e këtyre masave.

“Nga VKM e fundit rezulton se ccdo subjekt duhet të ketë një vrojtues dhe distanca mes tyre duhet të jetë 80 metra. Pika e vrojtimit duhet të ketë të gjitha pajisjet dhe kutinë e ndihmës së shpejtë dhe vrojtuesi të jetë aktiv për të gjithë kohën që stacioni është i hapur. ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat