Policia Rrugore aksion të papritur në Elbasan, e pësojnë dhjetëra shoferë për parakalim të gabuar

Shqipëria

Policia Rrugore aksion të papritur në Elbasan, e pësojnë dhjetëra shoferë për parakalim të gabuar

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka zhvilluar një aksion kontrolli me dronë në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, për të evidentuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Vetëm në një orë kontroll, Policia ka ndëshkuar me gjobë 93 shoferë të cilët kanë kryer parakalime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Rrespekto rregullat, shpëto jetë!

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore.

Në këto momente Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve qe të tregojne kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat