Shkojnë me ekspeditë në Pogradec, dy nxënëse përfundojnë në spital

Shqipëria

Shkojnë me ekspeditë në Pogradec, dy nxënëse përfundojnë në spital

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Dy nxënëse 13 vjeçare kanë përfunduar në spital ndërsa ndodheshin me ekspeditë mësimore nga Tirana.

Policia lokale e Korçës bën me dije se nxënëset kanë drekuar në një lokal në Tushemisht dhe rreth 17:00 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Fatmirësisht, ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat