Covid 19 / Bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spital, ja qarku me më shumë të infektuar

Shqipëria

Covid 19 / Bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spital, ja qarku me më shumë të infektuar

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:54
Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë nga Covid 19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet aktive kanë rënë me më shumë se 100 në 24 orët e fundit, duke zbritur nga 740 në 633 të tillë në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 41 persona janë aktualisht të shtruar në spitalet Covid dhe asnjëri prej tyre nuk është i intubuar.

Në total thuhet se janë kryer mbi 715 mijë testime, duke regjistuar rreth 132 mijë raste pozitive, nga të cilët 129 mijë janë shëruar.

Numri i jetëve të humbura në total është 2449. Tirana mbetet me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend, me 291 të tilla, ndjekur nga Korça me 83, Shkodra me 73 dhe Berati me 36.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat