Lehtësimi i masave anti-covid, Rama: E dimë mirë atë që bëjmë dhe s’do të biem në kurthin e euforisë!

Shqipëria

Lehtësimi i masave anti-covid, Rama: E dimë mirë atë që bëjmë dhe s’do të biem në kurthin e euforisë!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:28
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për lehtësimin e masave anti-covid.

Duke marrë shkas edhe nga zërat kritikë, pasi Kosova vendosi që të hiqte orën policore, kreu i qeverisë theksoi se qeveria e di mirë atë që bën dhe nuk do të bien në kurthin e euforisë.

MESAZHI I RAMËS

Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!

Kujtojmë se dje Komiteti Teknik i Eksperteve mori disa vendime për lehtësimin e masave anti-covide, që hyjnë në fuqi në 1 qershor, siç ishte dhe heqja e maskave në ambientet të jashtme publike apo dhe shtyrja e orës policore në 23:00 deri në 06:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat