Rregullorja për Kryetarin/ Harxhi: Udhëzimi i pavlefshëm!

Shqipëria

Rregullorja për Kryetarin/ Harxhi: Udhëzimi i pavlefshëm!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:31
Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi

Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Miratorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo miratohet nga Këshilli Kombëtar.

“Është këshilli kombëtar që me propozim të kryesisë dhe kryetarit të partisë miraton rregulloren”, shkruan në kërkesë Harxhi.

Kryesia e PD miratoi edhe rregulloren e zhvillimit të fushatës brenda partisë dhe të zgjedhjeve të 13 qershorit. Në rregulloren me 27 pika parashikohet që çdo kandidat të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor. Sipas rregullores Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike duhet të bëjë pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat