Refuzimi i provave/ Balliu: E paprecedent! KAS e di që ka krim, refuzon sepse është pjesë e krimit

Shqipëria

Refuzimi i provave/ Balliu: E paprecedent! KAS e di që ka krim, refuzon sepse është pjesë e krimit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:27
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka komentuar vendimin e KAS, për të mos pranuar prova nga Partia Demokratike, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Balliu, shprehet se kjo është e paprecedent, dhe sipas tij kjo gjë është bërë me qëllim për të mos vërtetuar krimin.

Ai thotë se KAS e di që në zgjedhjet parlamentare ka pasur krim.

"PD po i  ndjek të gjitha rrugët institucionale, por nuk mund të dalim të japim rrugë Gjykate, ne nuk e bëjmë se nuk jemi Parti shtet. Ne kemi prova fakte dhe kemi kërkuar që të hetohen nga drejtësia.

Kemi çuar edhe në institucione si KAS, që refuzon të marrë prova. Është e paprecedent, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në vend që të kërkoj dhe të falënderoj që po i çojmë prova për të vërtetuar një krim elektoral , ai e refuzon. E refuzon sepse e di që krim ka, e di që këto prova e faktojnë krimit, refuzon të faktohet krimi se është pjesë e krimit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat