Fshehën pasurinë/ 72 zyrtarë të lartë nën hetim

Shqipëria

Fshehën pasurinë/ 72 zyrtarë të lartë nën hetim

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:12
Ilustrim

33 zyrtarë te nivelit te lartë janë ndëshkuar me masë administrative nga Inspektoriati Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Informacioni është bërë i ditur nga Evgjeni Bashari, kryetarja e ILDKPKI-së, ndërsa ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve.

Sipas saj 72 raste tëzyrtarëve të lartë, në lidhje me pasurinë janë dërguar organeve hetuese.

 ‘ILDKPI ka administruar rreth 3769 deklarata të interesave private, janë ushtruar kontrolle të plota për rreth 762 subjekte deklarues. Në përfundim të proceseve verifikuese janë referuar pranë prokurorisë, strukturave të policisë, strukturave të hetimi tatimor të shtetit rreth 72 raste dhe janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë..’- ka thënë Bashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat