“Një vlonjat që e nis fushatën në Shkodër”, Shehaj: Jam njeri i lirë, së bashku rrëzojmë regjimin e Ramës

Shqipëria

“Një vlonjat që e nis fushatën në Shkodër”, Shehaj: Jam njeri i lirë, së bashku rrëzojmë regjimin e Ramës

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:58
Agron Shehaj

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Shkodër.

Shehaj tha se ka zgjedhur që fushatën ta nisë në Shkodër sepse ky qytet sipas tij është një nga vendet që ka vuajtur mungesën e lirisë dhe njëkohësisht qyteti që ka luftuar më shumë për lirinë.

Ai gjithashtu theksoi se një nga arsyet përse ka zgjedhur të kandidojë për kryetar të PD-së, është të qenurit njëri i lirë.

Ju falënderoj për kohën dhe dua t’i jap përgjigje pyetjes, përse një vlonjat e fillon fushatën në Shkodër? Përgjigja e kësaj është shumë e thjeshtë, e zgjodha sepse Shkodra është vendi që ka vuajtur më shumë mungesën e lirisë në Shqipëri dhe është qyteti që ka luftuar më shumë për lirinë.

Arsyeja përse kam shpallur kandidaturën si kryetar i Partisë Demokratike është sepse unë jam njeri i lirë. Kuptohet nuk do të mjaftojë, por sa më të fortë të jemi, aq më shumë mundësi do të kemi për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës”, tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat