Kërkuan pavlefshmëri të rezultatit në qarkun e Tiranës/ KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD-së dhe Boiken Abazit

Shqipëria

Kërkuan pavlefshmëri të rezultatit në qarkun e Tiranës/ KAS rrëzon kërkesën ankimore të PD-së dhe Boiken Abazit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Komisioni i Akimimeve dhe Ankesave, KAS, ka vendosur me shumicë votash, të rrëzojë kërkesën ankimore të PD-së dhe kandidatit të pavarur për Tiranën, Boiken Abazi.

Subjektet e lartpërmendura kishin kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në qarkun e Tiranës.

Me vendimin e sotëm KAS lë në fuqi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhje për miratimin e tabelës përmbledhëse për kryeqytetin.

PD dhe kandidati Abazi kanë mundësi ta apelojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet.

“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor.’’- tha Ledio Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat