Kryebashkiakut të Ramës i mbushin zyrën me lule, qytetari e thumbon: Kujdes servilët se janë shtuar shumë

Shqipëria

Kryebashkiakut të Ramës i mbushin zyrën me lule, qytetari e thumbon: Kujdes servilët se janë shtuar shumë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:55
Fier

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi feston sot 50 vjetorin e lindjes, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është publikimi i një fotoje në Facebook, ku tregohet zyra e mbushuar plot me lule dhe dhurata të ndryshme.

Në një reagim të shkurtër në Facebook, kryebashkiaku i PS shkruan se miqtë ia bënë këtë përvjetor të paharrueshëm.

“Sot ju miq mundët ta bënit këtë përvjetor të paharrueshëm!”, shkruan Subashi.

Por njëri nga miqtë e kryebashkiakut, i habitur nga dhuratat e shumta, i ka bërë një koment thumbues. Ai e këshillon kryebashkiakun që të mbajë larg servilët, të cilët sipas tij, së fundmi janë shtuar shumë.

“Urime kryetar edhe 100 të tjera ju uroj. Shpresoj ato lulet ti kenë sjellë me zemër aty në zyrën tuaj. Mbani larg servilët se në këto kohë të vështira janë shtuar ca si shumë.”, shkruan qytetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat