Nis rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit/ LSI pretendon të marrë mandatin që e humbi për 136 vota

Shqipëria

Nis rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit/ LSI pretendon të marrë mandatin që e humbi për 136 vota

Më: 26 maj 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër numërues nga administrata e KQZ do të rinumërojnë fletat e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishm në 8 tavolina numërimi. Këto kuti po hapen me kërkesë të LSI që pretendon mandatin e saj të parë në këtë zonë zgjedhore pasi e ka humbur vetëm për 136 vota. Nëse arrin të marrë votat, Elona Guri do të bëhet pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Mandatin e 8 PS e siguroi falë kryeministrit Edi Rama. Për të hequr çdo dyshim në ligjshmërinë e votave të kryetarit të tyre, socialistët pranuan hapjen e kutive.

Demokratët nuk patën fatin e aleatëve. Kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua. Zgjedhjet me shumicë votash nga KAS nuk do përsëriten as në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat